Ballina Aktualitet Pa energji për 8 orë: OSHEE njofton ndërprerje në Shkodër dhe Vau...

Pa energji për 8 orë: OSHEE njofton ndërprerje në Shkodër dhe Vau i Dejës

Operatori i shpërndarjes së energjisë ka njoftuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa zona të Shkodrës, në kuadër të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit. Sipas njoftimit, me kërkesë të OST, në datën 5 maj, gjatë intervalit 08:00 – 16:00, do të kryhen punime në linjën 110 kV Vau Dejës – Shkodra 1, çka do të sjellë stakim të përkohshëm të energjisë. Gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike pjesërisht këto zona: Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Vau i Dejës (Laç), Dush, Gomsiqe, Hajmel, Nënshat, Vig-Mnelë, Kaç, Naraç, Rrencë, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç dhe Bardhaj.

Autoritetet u bëjnë thirrje abonentëve të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e kësaj ndërprerjeje të përkohshme, e cila vjen si pjesë e investimeve për përmirësimin e rrjetit energjetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks