Ballina Kulture Muzeu “Marubi” në rrjetin prestigjioz ndërkombëtar të fotografisë “Rete Fotografia”

Muzeu “Marubi” në rrjetin prestigjioz ndërkombëtar të fotografisë “Rete Fotografia”

Një hap i rëndësishëm për fotografinë shqiptare në arenën ndërkombëtare

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është bërë zyrtarisht pjesë e Rete Fotografia, një rrjet prestigjioz ndërkombëtar që bashkon institucione dhe organizata aktive në fushën e fotografisë, me synim nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit të kulturës fotografike.

I themeluar në vitin 2011 në Milano, ky rrjet përfshin një gamë të gjerë aktorësh publikë dhe privatë dhe synon të krijojë ura komunikimi mes tyre, duke promovuar një qasje kritike, bashkëkohore dhe cilësore ndaj fotografisë. Që prej vitit 2016, Rete Fotografia ka zgjeruar aktivitetin e saj përmes organizimit të konferencave, seminareve dhe takimeve profesionale, si dhe përmes iniciativave të njohura si “Una Rete in Viaggio” dhe “Archivi Aperti,” të cilat synojnë afrimin e publikut me trashëgiminë fotografike.

Anëtarësimi i Muzeut “Marubi” në këtë rrjet përbën një arritje të rëndësishme për institucionet kulturore shqiptare. Ky zhvillim e vendos muzeun në një kontekst të gjerë ndërkombëtar bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe valorizimin e pasurisë fotografike shqiptare.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për afirmimin e fotografisë shqiptare në skenën globale dhe për fuqizimin e rolit të institucioneve vendase në dialogun kulturor ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks