Ballina Aktualitet Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

Një 16-vjeçar ka rrezikuar të mbytej në zonën e njohur si “Vaska e Marinës” në Shëngjin, por është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, i mituri kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës dhe, për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë të notonte, duke u gjendur në rrezik serioz për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore janë nisur me mjet lundrues drejt vendngjarjes. Pas lokalizimit, efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë 16-vjeçarit dhe më pas e kanë transportuar me mjet lundrues drejt bregut. I riu është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks