Ballina Kronike Ekzekutimi i çiftit në Balldren/ Njëri prej autorëve në kërkim edhe nga...

Ekzekutimi i çiftit në Balldren/ Njëri prej autorëve në kërkim edhe nga blutë e Shkodrës për kanosje me armë

Screenshot

Adriano Mhillaj, 22 vjeç, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Balldren, rezulton se ishte në kërkim që prej 16 janarit 2026 edhe nga Policia e Shkodrës për veprat penale “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ngjarja e mëparshme ka ndodhur në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se ka kanosur me armë shtetasin Eduard Kësalla. Ky i fundit, sipas hetimeve, është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri dhe më pas është shpallur në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.

Kësalla u arrestua rreth tre javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë një operacioni policor të koduar “Operacionalja 89”. Adriano Mhillaj vijon të jetë ende në arrati për këtë ngjarje, si edhe shpallur në kërkim edhe nga Policia e Lezhës për ekzekutimin e çiftit Mujeci. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se automjeti tip “Audi A4”, i përdorur në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Balldren, është i njëjti që është përdorur edhe në përplasjen me armë të ndodhur më 16 janar 2026 mes Mhillajt dhe Kësallës. Çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e 26 prillit n rrugën Balldren-Torovicë. Përveç Adrianos, në kërkim të dyshuar si autorë janë dhe Renato Mhillaj dhe Florin Mhillaj, kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi për hakmarrje pasi Kreshnik Mujeci është akuzuar në vitin 2016 për vrasjen e Genc Mhillajt, babai i Renato Mhillajt.

Gjakmarrja e ka zanafillën në tetor të vitit 2016, kur një konflikt i çastit degjeneroi në dhunë e më pas në vrasje. Asokohe, Genc Mhillaj, babai i Renatos, u konfliktua në Torovicë me vëllezërit Mujeci, pasi kishte zënë rrugën me kamionçinë. Gjatë sherrit, Mhillaj goditi me shpullë njërin prej tyre. Pak ditë më vonë, Mhillaj u ekzekutua, ndërsa policia arrestoi Kreshnik Mujecin, vëllanë e tij dhe kushëririn. Në vitin 2018, Gjykata e Shkodrës i shpalli të gjithë të pafajshëm për mungesë provash. Gjithashtu, Apeli i Shkodrës në vitin 2019 vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë. Kësisoj, ngjarja mbeti pa autorë. Ndërsa në vitin 2024, Gjykata e Lartë e ka kthyer çështjen për gjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks