Ballina Aktualitet ‘Uzurpim i kompetencave’, Demo u kthen përgjigje kritikave për Territorialen: Garantojmë bashki...

‘Uzurpim i kompetencave’, Demo u kthen përgjigje kritikave për Territorialen: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

Nisja e dëgjesave të Komisionit të Reformës Territoriale, shihet nga Ervin Demo si një sinjal i mirë për të vijuar me punën. Edhe pse në ndalesën e parë në Lezhë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu pati kritika duke thënë se po uzurpohen kompetencat e pushtetit vendor, Demo tha se puna e Komisionit bazohet te diskutimi për funksionet e bashkive.

Ai theksoi se kjo reformë duhet të garantojë forcimin e bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve të tyre, ndërsa shtoi se kritika të ngjashme mund të jenë të pranishme përgjatë gjithë turit të dëgjesave

“Së pari, më vjen mirë që ky proces ka filluar. Kemi qenë të interesuar që ky rpcoes të fillonte shumë më parë. Mendimet e e të gjithë aktorëve por jo vetëm, të gjithë të jenë të përfshirë dhe të japin qëndrimet e tyre sa i përket reformës dhe për ato që janë konstatuar në 10 vitet e fundit. Besoj që ka shumë për të diskutuar për çështjet që kryetari i bashkisë Lezhë ka ngritur. Komisioni është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me funksionet e bashkive. Kuptohet që qeveria qendrore nuk do të bjerë gjithnjë dakord me bashkitë. Ajo që duhet të garantojmë është që bashkitë duhet me ato çfarë kanë, kompetenca të deleguara apo që burojnë nga ligji, të jenë më të forta dhe të ofrojnë shërbime më të mira në territor. Besoj që do të dëgjojmë shumë kryetarë dhe aktorë të tjerë në territor që mund të kenë qëndrime të ndryshme për reformën apo elementët”, tha Demo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks