Ballina Aktualitet Reshje të dendura shiu në Lezhë, disa rrugë nën ‘pushtetin’ e ujit!...

Reshje të dendura shiu në Lezhë, disa rrugë nën ‘pushtetin’ e ujit! Vështirësi në qarkullim

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike është regjistruar në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në disa akse rrugore dhe blloqe banimi. Kjo ka bërë që lëvizja e banorëve të jetë e kufizuar, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi i automjeteve të vështirësohet ndjeshëm.

Situata lidhet edhe me punimet nëntokësore që po zhvillohen në kuadër të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe dhënien e një zgjidhjeje afatgjatë problematikave të përsëritura me përmbytjet gjatë reshjeve me intensitet të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks