Një mbrëmje e rrallë artistike mbodhi publikun shkodran në një festë të muzikës dhe kujtesës kombëtare. Kompozitori Tish Daija u rikthye në vendlindje, përmes një koncerti homazh në 100 vjetorin e tij të lindjes, ku erdhi krijimtaria e tij e pasur.
Tish Daija ishte një ndër pionierët që ndërtoi urën mes traditës popullore dhe formave moderne të muzikës së kultivuar, duke krijuar vepra që mbartin identitet të fortë kombëtar dhe një ndjeshmëri të thellë artistike. Krijimtaria e tij përfshin muzikë simfonike, opera, balet dhe këngë të paharrueshme, të cilat edhe sot vazhdojnë të interpretohen dhe të frymëzojnë breza artistësh.
Nën drejtimin e dirigjentes Elda Laro dhe me interpretimin e Orkestra Simfonike e Shkodrës, koncerti ishte një udhëtim emocional përmes tingujve që kanë shënuar historinë e muzikës shqiptare.
Një artist që i dha zë shpirtit të një kombi dhe që vazhdon të jetojë përmes çdo note të interpretuar në skenë, Tish Daija i përket plejadës së artë të krijuesve shqiptarë.






