Lot gëzimi dhe emocione!
Eden Dani shpallet fituesja e ‘X Factor Kids’, ndërsa vokalistja më e mirë u shpall Kejsi Sinani. Kështu Shkodra fitoi për të pestën herë “X Factor”.
Në garë ishin edhe Alex Gjonaj dhe Kejsi Sinani të cilët fituan respektivisht çmimet “Performuesi më i mirë” dhe “Vokalistja më e mirë”.
Nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, mbrëmja u shoqërua nga plot emocione dhe surpriza.
Një nga këto ishte edhe i ftuari special, Ermal Meta, i cili performoi këngën e tij ” “Stella Stellina”.






