Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Qerret, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin gusht 2025.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Mark Bashota, 63 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Qerret, 130 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin gusht të vitit 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.






