Ballina Politike Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli takim me grupseksionin “Rrethina 1”, në...

Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli takim me grupseksionin “Rrethina 1”, në kuadër të turit prezantues dhe riorganizimit

Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli ka zhvilluar një takim me grupseksionin “Rrethina 1”, në kuadër të turit prezantues dhe riorganizimit të strukturave.

Statusi plote:

Me grupseksionin Rrethina 1 të drejtuar nga Safet Anza, pata kënaqësinë të zhvilloja takimin e radhës prezantues, me ata që janë bërthama e Partisë Demokratike, anëtarësia e saj. Së bashku me sekretarin politik z. Besnik Kastrati, ish kryetaren e PD Shkodër znj. Eliona Shkreli dhe anëtarët e kryesisë z.Tonin Deda dhe Mirsad Halluni, folëm për riorganizimin e ri që do të ketë PD Shkodër, anëtarësimet e reja, ceremoninë përkujtimore të 2 Prillit, si dhe protestën kombëtare të 17 Prillit. Si forcë politike ja kemi dalë të kapërcejmë momente të vështira, kemi treguar se dijmë të ringrihemi dhe të jemi alternativë shprese për shqiptarët. PD mbetet e vetmja forcë politike që në qëndër të saj ka qytetarin, dhe programi ynë është baza për një Shqipëri të zhvilluar dhe pjesë e familjes evropiane.  Bashkë, me përgjegjësi dhe vizion✌🏻

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks