Ballina Politike Largohet nga Partia Socialiste ish-kryetari në Malësi të Madhe, Lulzim Zaraj zgjedh...

Largohet nga Partia Socialiste ish-kryetari në Malësi të Madhe, Lulzim Zaraj zgjedh ti bashkohet PSD-së

Ish kreu i PS, Lulzim Zaraj është larguar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, pas më shumë se një dekade në krye të kësaj force politike në Malësi të Madhe. Largimi i Zarajt vjen pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit, një vendim që mësohet se është shoqëruar me pakënaqësi dhe zhgënjim për mungesë vlerësimi ndaj punës së tij ndër vite. Ai drejtoi strukturat socialiste në këtë zonë për rreth 11 vite, duke regjistruar rezultate që konsiderohen ndër më të mirat për këtë forcë politike në nivel lokal. Megjithatë, duket se angazhimi i tij në politikë nuk do të ndërpritet. Burimet bëjnë të ditur se Zaraj i është bashkuar Partise Social Demokrate, e drejtuar nga Tom Doshi. Ky konsiderohet si perforcim i rendesishem nga PSD. Lajmi konfirmohet edhe nga kryetari i PSD ne Malesine e Madhe, Ardian Hysa. Zaraj aktualisht mban edhe postin e nenkryetarit te qarkut Shkoder.

 

Gezuar 1 Prillin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks