Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, E. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, dhe E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 16-vjeçar, për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasit E. Dh. iu gjet një shkop bejzbolli, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi N. D., 68 vjeç, se rreth 6 muaj më parë i kanë humbur targat e furgonit në pronësi të tij.
Dje, në fshatin Mali Kolaj, shtetasi P. Gj., 56 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






