Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan 16-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Gjithashtu, këta specialistë ndaluan shtetasin P. N., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






