Këngëtari Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64-t të Këngës, duke fituar zemrat e publikut dhe pikët e jurisë. Fitimi i këtij çmimi i siguron Alis mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që këtë vit do të zhvillohet në Vjenë, Austri.
Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, që e bëri këngën “Nan” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Energjia dhe emocioni që ajo transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm dhe u shpërblyen me ovacione dhe duartrokitje të gjata.
Fitimi i Alis vërteton edhe njëherë rëndësinë e Festivalit të Këngës si një garë prestigjioze, që promovon talentet shqiptare dhe i jep mundësinë një artisti të shndërrohet në ambasador të muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.






