Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, tha se një tjetër takim është përcaktuar për të nisur punimet për krijimin e një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje të sistemit prodhues.

“Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi ,që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim ,atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8. Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu