Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga vijimi i punimeve në vend. Në llogarinë e tij në facebook, Rama shkruan: “Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike”.
Lirmi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.