Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku miratoi me unanimitet të gjitha pikat e rendit të ditës. Nën drejtimin e kryetarit Edmond Ndou, këshilltarët i dhanë dritën jeshile: Miratimit të tavaneve përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, për Këshillin e Qarkut Shkodër, një hap i rëndësishëm drejt planifikimit strategjik dhe eficiencës buxhetore për vitet në vijim. Ndryshime në Vendimin e Këshillit të Qarkut nr. 26, datë 20.12.2024, mbi buxhetin e vitit 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm përfundimtar 2025-2027. Miratimi i marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit të Ministrave për ngritjen e Akademisë së Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Shqipërisë (TALGA) – një iniciativë për forcimin e kapaciteteve lokale. Miratimi i raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për periudhën 8-mujore Janar-Gusht 2025, për Këshillin e Qarkut Shkodër.

Këshilli i Qarkut Shkodër rikonfirmon angazhimin e tij për të vijuar punën në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, forcimit të qeverisjes vendore dhe rritjes së transparencës ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu