Qeveria mban pezull vendimin për aplikimin e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kWh. Ndërsa Enti Rregullator caktoi në vendimin publik, muajt nëntor dhe dhjetor për hyrjen në fuqi të kësaj fashë, konsumatorët e energjisë elektrike ende nuk dinë se çfarë do të bëhet me faturat e tyre.
Ministrja e Infrastrukturës lajmëroi të hënën në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale se faturimi i energjisë nis në javën e dytë të muajit nëntor.
Ajo flet për një situate jo të mirë hidrike, ndërsa raporton se niveli i Fierzës është më pak se 268 m.
Sipas Ballukut ka nje pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim dhe gjithashtu bazuar në uljen 6.2% të konsumit, qeveria do të analizojë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800 kWh.
Pavarësisht dy vendimeve të ERE-s për shtrenjtimin e energjisë të atyre që konsumojne mbi 800 kWh, i pari për tetorin dhe i dyti për nëntor-dhjetorin, qeveria nuk ka caktuar afatin e aplikimit të kësaj fashe, duke sjellë konfuzion të konsumatorët.
“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh.”, shkruan Balluku.