Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale nga prishja e ndërtimeve pa leje tek Rruga e Kavajës.
‘S’ka pushim’, shkruan Rama.
Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.
Ndërkohë që për vendosjen e karrigeve, Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja.