Ballina Kronike Krimi në Abat të Dukagjinit, autori vetëdorëzohet bashkë me armën e krimit....

Krimi në Abat të Dukagjinit, autori vetëdorëzohet bashkë me armën e krimit. Policia jep versionin zyrtar …

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin Ndoc Maçaj, 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç, banues në fshatin Abat.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks