Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin J. H., 20 vjeç, i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit që doli nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 pasagjerët në automjet.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 27 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka kallëzuar një shtetase 28 vjeçe, se shtetasja E. H. i ka hapur llogari false, në rrjetet sociale, dhe i ka postuar informacione personale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 42 vjeç, banues në fshatin Polvar, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Britaninë e Madhe. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Delaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetases R. Sh., 52 vjeçe, që ishte parkuar në oborrin e banesës së saj. Si pasojë është djegur automjeti dhe një sipërfaqe toke me bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.