Ish-zv. ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka bërë me dije se godina historike ku dikur zhvillonte aktivitetin Shoqëria Kulturore, Artistike dhe Muzikore “Rozafat”, më në fund do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë.

Megjithëse objekti kishte marrë lejen për restaurim nga Ministria e Kulturës që në vitin 2015, projekti ishte bllokuar për vite me radhë nga Bashkia e Shkodrës.

Pas një procesi të gjatë dokumentacionesh dhe rifreskimesh hipotekore, familja Murrizi po bën të mundur restaurimin dhe rikthimin e kësaj ndërtese në Qendrën Historike të Shkodrës, me gjithë shkëlqimin që i kishte dhënë dikur mjeshtri i madh Kole Idromeno.

 

Në këtë godinë kanë zhvilluar aktivitetin e tyre emra të njohur të historisë dhe kulturës shqiptare si: Kel Marubi, Luigj Gurakuqi, Kel Naraçi, Zef Kurti, Kel Kadarja, Shuk Gurakuqi, Tefe Naraçi e shumë të tjerë.

“Monument Kulture mbrohet nga shteti”, thekson Zef Çuni, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu