Ballina Kulture “Panairi i Verës” në Vau Dejës / Kurorëzimi simbolik i Gjergj Kastriotit...

“Panairi i Verës” në Vau Dejës / Kurorëzimi simbolik i Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin

“Panairi i verës” me prodhime bujqësore, blegtorale e artizanale të zonës, si dhe inskenimi i dasmës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeu me Donika Arianitin  në Kishën e Shën Mërisë, çelen zyrtarisht sezonin turistik veror në bashkinë Vau Dejës.

Një ngjarje që 574 vite më parë do të kurorëzohej në këtë kishë të lashtë, që regjimi komunist e rrafshoi me tritol. Për drejtuesit vendorë dhe miqtë e ftuar, ngjarje të tilla promovojnë zonën dhe i japin turizmit një tjetër dimension.

Kisha e Shën Mërisë ku mendohet se mund të jetë vendi ku Skenderbeu kurorëzoi dashurinë e tij me Donikën, u ndërtua në shekullin e XIII. Ajo kishë ishte e vetmja e stilit romak që ruhej në Shqipëri derisa komunizmi e shembi me tritol në vitin 1967 duke sjellë kështu një humbje të madhe të trashëgimisë kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks