Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. L., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit K. C., 60 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., pasi e ka kanosur 41- vjeçarin për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. K., 72 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur beton;
-G. Rr., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka vendosur një kamera sigurie me pamje dhe plan nga prona e shtetasit E. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, e cila u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. H., Sh. M., dhe shtetaset D. M., , P. Zh., pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Gj., 84 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi nuk ka lejuar shtetasen M. Q., 60 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj, të shfrytëzojë pronën e saj në fshatin Vrith, me pretendimin se toka është e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.