Në mjediset e oborrit të Katedrales së Shkodrës nisi edicioni i parë i Panairit të Librit, “Libri të ban të lirë”, një ngjarje e veçantë kulturore që për tre ditë me radhë do të mbledhë shkrimtarë, botues, artistë dhe dashamirës të librit nga Shqipëria e Kosova, në kryqendrën e veriut.

Në qytetin ku lindën shtëpitë e para botuese dhe dolën një plejadë e madhe kolosësh të letrave shqipe, nuk kishte më herët një panair. Prandaj lindi zanafilla për ta organizuar këtë periudhë, kur edhe qyteti njeh një rritje të numrit të vizitorëve nga trojet shqipfolëse dhe vendet e ndryshme të botës.

Më pas, në amfiteatrin e Panairit, Stefan Çapaliku promovoi romanin e tij “Saga e Sarajevës”, ndërsa mbrëmja u përmbyll me muzikë dhe lexime letrare nga autorët pjesëmarrës. Ky është edicioni i parë i këtij panairi që synon të kthehet në një traditë vjetore që promovon leximin, lirinë dhe kulturën në qytetin e dijes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu