Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e ndodhur të dielën në Tale të Lezhës ku viktimë mbeti 57-vjeçari Pjetër Kaza. Blutë kanë arritur që të identifikojnë autorin dhe e kanë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, në Komisariat janë shoqëruar mbi 10 persona lidhur me këtë ngjarje.

Blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të Kazas në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës. Si pasojë e plumbave 57-vjeçari humbi jetën.

Burime nga grupi hetimor shtojnë se ka dyshime se në krim të jetë përdorur armë me silenciator, kjo për shkak se asnjë prej dëshmitarëve në zonë nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh në momentin e krimit.

Pista kryesore e hetimit është gjakmarrja.

Familjarët e gjetën trupin e vdekur brenda makinës. Trupi u gjet nga bashkëshortja e Kazës rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës pasi viktima ishte kthyer nga turni i natës pasi ai punonte në minierën e Spaçit në Mirditë./V+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu