Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar protestën e parë të kësaj force politike, pasi ai mori drejtimin e saj. Meta bëri të ditur se protesta e parë do të jetë në 13 shtator në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.
“Të martën që vjen protesta e pare tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, neë 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetaret. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, deklaroi Meta gjatë një konference për shtyp.