Kryeministri ndodhet sot në Shkodër, ku po zhvillon një takim me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një fjalim të mbajtur para mbështetësve, ai theksoi rëndësinë e prezantimit të punëve të kryera gjatë tre mandateve të qeverisjes, duke argumentuar se progresi ekonomik dhe investimet nuk janë pasqyruar siç duhet në opinionin publik.

“Nuk është populli problemi, por mungesa e informacionit për ato që janë bërë,” tha ai, duke vënë theksin te ndryshimet e ndjeshme në infrastrukturë dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Edi Rama: Shtysa që të ndërmarr këtë cikël prezantimesh të panoramës së përgjegjshme ekonomike dhe të investimeve të bëra në 3 mandate, më ka ardhur në mënyrë të befasishme pas një mbrëmjeje kur po lundroja nëpër pasqyrat e botës, gjë që e bëj çdo natë vonë. Mu desh të hyja në pasqyrat e kënetës këtu sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të atij sondazhistit të Trump.
atëherë mendova pse duhet të tregojmë disa të dhëna pse populli nuk është i trembur i shitur apo i blerë. Por nëse populli mendon që vendi po shkon në vendin e duhur kjo është sepse reflektohet jetë a e tyre e përditshme.
Thonë njerëzit po vdesin për buke dhe nuk kanë ujë, nuk janë rritur pagat, por njerëzit e dinë ndryshimin.
Sa ç’janë ndërtuar rrugë fshati në një dekadë nuk janë bërë në të gjitha vitet e marra së bashku.
Nuk është populli problemi, problemi është që informacioni për punët e bëra nuk është pasqyruar. Nuk ka vend për lajmet e mira.
Nëse nuk do të ishin bërë këto punë nuk do të ishin në dyert e BE sepse për negociatat BE nuk merret me politikë fare”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu