Xhenis Çela: Në Velipojën turistike, një prej perlave të bregdetit shqiptar, e zhvilluam takimin e radhës me kandidatët për deputet të qarkut Shkodër dhe drejtuesin politik Benet Beci. Ndamë me banorët e kësaj zone, vizionin dhe programin tonë për Shkodrën dhe Shqipërinë 2030. Transformimi i Shkodrës nuk duhet të ndalet, pasi kemi një projekt të qartë për zhvillimin e turizmit, si një sektor jetik për Velipojën, Shkodrën dhe mbarë vendin. Do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë mundësi më të mira për punësim dhe zhvillim, duke mbështetur çdo hap të rritjes dhe modernizimit të infrastrukturës. Prandaj në 11 Maj është e rëndësishme vota për nr.5 dhe Partinë Socialiste, si forca e vetme e ndryshimit.