Shkodra dhe Shqipëria kanë një mision të vecantë në 11 Maj, për tu përballur me shkaktarët e vërtetë të rrënimit të ekonomisë dhe shpopullimit të vendit, e për ti dhënë fitoren Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kandidati për deputet Bardh Spahia, gjatë takimit me banorë të një prej grupseksioneve të rajonit 3.
Alternativa dhe programi i PD është garancia e ndryshimit të situatës në vend dhe qytetarët do ta mbështesin me votë ndryshimin që ka më shumë se kurrë nevojë vendi vijoi Spahia.
Duke i ftuar qytetarët që në 11 Maj të votojnë nr.1, Partinë Demokratike, Spahia kërkoi angazhim maksimal dhe denoncim të cdo rasti paligjshmërie që kundërshtari po përdor për tjetërsimin e votës.