Kandidati i Partisë Demokratike, doktor Bardh Spahia zhvilloi një takim me bluzat e bardha te qytetit të Shkodrës, ku shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre përballë sfidave të një sistemi shëndetësor të mbingarkuar dhe larg vemendjes që duhet të ketë nga qeveria. Në qendër të diskutimit ishte vizioni për një reformë të thellë dhe të ndershme në sistemin shëndetësor shqiptar, ku PD ka hartuar një plan të detajuar që rikthen dinjitetin e mjekut, si dhe fokusohet tek investimet strategjike në shëndetësi.

Rritja e financimit për shëndetësinë, Modernizimi i infrastrukturës shëndetësore, Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe Trajnimi dhe motivimi i personelit shëndetësor janë shtyllat kryesore të programit të PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu