Kandidati per deputet i PD ne qarkun Shkoder Bardh Spahia takon shefin e misionit te OSBE/ODHIR. E informon mbi klimen zgjedhore ne Shkoder, nderhyrjet e krimit dhe metodat qe po perdor mazhoranca per te intimiduar votuesit.

 

 

E pranova me kënaqësi kërkesën për takim në selinë e PD SHKODËR, të Ambasadorit Lamberto Zannier, shef i misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, dhe ekipin e tij të këshilltarëve e ndihmësve. Diskutuam gjerësisht mbi klimën zgjedhore në qarkun Shkodër, me theks të veçantë te problematikat serioze që lidhen me përfshirjen dhe ndikimin e krimit të organizuar, parave të pista që vijnë nga aktivitetet e paligjshme, përdorimin politik dhe presionin mbi administratën, mass-median dhe përpjekjet e mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Shqetësim serioz mbetet mungesa e hetimeve dhe ndëshkimit të krimit zgjedhor, përtej denoncimeve të shumta që kemi bërë, me prova të pakontestueshme. Partia Demokratike është e angazhuar për një garë të ndershme, transparente dhe me fokus te qytetari dhe do bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë. Fushata jonë në Shkodër është e bazuar në program, shpresë dhe bashkëpunim me qytetarët dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë më 11 maj. Prandaj ambasadorit Zannier dhe misionit të OSBE/ODHIR i kërkova angazhim maksimal për të parandaluar çdo masakër tjetër zgjedhore, që minon procesin demokratik dhe do të ishte një goditje e fortë për aspiratën tonë evropiane!

#voto1
#partiademokratike
#aleancapershqiperinemadheshtore
#votobardhspahia

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu