DEKLARATË E KRYETARËS SË LDG- SHKODËR IMELDA KRAJA
Përshendetje!
Edi Rama erdhi në Shkodër, si një person pa karakter dhe pa moral në vend që të shfaqte sado pak respekt për gratë dhe vajzat ai shthuri gjuhën e tij!
Pasi u detyruan me urdhër politik të mbushnin sallen, në kundërshtim të plotë me ligjin, gratë dhe vajzat e pranishme dëgjuan nga goja e kryeministrit batuta pa kripë dhe nga më banalet.
Ai, në asnjë moment nuk reflektoi dhe nuk kërkoi ndjesë për mungesën e dorës qeverisëse për 12 vite. Ai gjithashtu nuk di të kërkojë ndjesë për Flutura Bashën viktimen e pa fajshme e cila u vra së bashku me burrin e saj dhe dy djem të ri në masakren e Dobraçit.
Në asnjë moment Edi Rama dje nuk foli as për ato gra të Shkodrës e Malësisë Madhe që projekti i tij i kanabizimit i detyroi të braktisin fasoneritë dhe të hynin në shtëpi bari e parcela kanabisi.
Edi Rama dje në Shkoder nuk kërkoi ndjesë për platformën e tij hëngshin Kokat e njëri tjetrit që përgjaku Shkodrën nga pedonalja deri në Dukagjin, Kelmend e Fushë Arrëz.
Edi Rama, Shkodrës ë, kryeqendrës së dijes dhe shqiptarisë i dha hijen e Palermos, të cilën e ekspozoi përballë gjakmarrjes dhe kanabisit, bandave që sundojnë dhe mungesës së sigurisë dhe lirisë.
Si arkitekti dhe zbatuesi i shpopullimit dhe varfërimit të Shkodrës, Edi Rama duhej minimalisht të heshte dhe jo të tallej me dinjitetin e atyre grave dhe vajzave të detyruara të jenë në shkallet e pallatit të sportit.
Shkodra fal por nuk i harron emrat e atyre që e përgjakën dhe Edi Rama është në krye të listës.
Me 11 Maj nënat dhe vajzat e Shkodrës do i japin përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe rilindjes.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë madhështore do triumfojë me 11 Maj duke i kthyer dinjitetin Shkodres dhe të gjithë Shqipërisë!
Faleminderit!