Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë ndaluan shtetasin V. D., 32 vjeç, banues në Pukë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprat penale “Kundështimi i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas u kap në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Ujështrezë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit L. L., në fshatin Rranxa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, se 38-vjeçari e ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Malihebe, se dje, në rrugën e fshatit Malihebe, dy shtetas që nuk i njeh e kanë goditur me grushte dhe me sende të forta. Shtetasi E. M. mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Hajmel dhe H. F., 67 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi, si dhe për shtetasin M. Z., 20 vjeç, banues në Koplik i Sipërm, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:40, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti me drejtues shtetasin P. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. L.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi N. L., 50 vjeç, dhe pasagjeri në motomjet, djali i tij 14 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin P. B. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu