Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim një delegacion nga komuna e Fushë Kosovës, kryesuar nga kryetari z. Ali Ismaili.
Gjatë bashkëbisedimit, z.Spahia foli mbi bashkëpunimin e nisur me dy komuna shqiptare, atë të Gjakovës në Kosovë dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, si dhe për punën që po bëhet për të shtuar shkëmbimet në të ardhmen. Shkëmbimi i eksperiencave dhe projektet e përbashkëta i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë 🇦🇱 dhe Kosovës 🇽🇰 si dhe aspiratës tonë europiane theksoi ai.
Çdo bashkëpunim me komunat e Kosovës është një kontribut më shumë për të forcuar lidhjet mes dy popujve tanë. Kemi qenë të ndarë nga rrethanat historike, por tani kemi mundësi që sëbashku të punojmë si një komb i vetëm e përmbylli mesazhin e tij kryetari i Bashkisë z.Bardh Spahia.


