Ndërsa gjendet i shtruar në spitalin “Gemelli” në Romë ku është transferuar për një ndërhyrje të specializuar, e ku shpresohet të ndodh mrekullia, shqiptarët ja dolën të grumbullojnë të plotë shumën prej 600 mije eurosh për kurimin e Klevis Gjelucit. 20 vjeçari nga Shkodra prej javësh ndodhet në gjendje koma dhe po lufton për jetën pas një aksidenti rrugor raporton newspower.al. Nisma për mbledhjen e fondeve në “Gofundme” angazhoi shqiptarët kudo në botë, njerëz të thjeshtë dhe biznesmen dhe më në fund ja dolën, duke treguar shpirtin human të popullit të vogël por me zemër të madhe. Mirënjohje çdo shqiptari që ju përgjigj kësaj thirrje, tashmë të gjithë luten për një mrekulli. Klevis të gjithë të presin të kthehesh në Shkodrën tënde mos u dorëzo🙏