Ballina Aktualitet Të përndjekurit politikë në Shkodër: Hapja e dosjeve, lajm i mirë, por...

Të përndjekurit politikë në Shkodër: Hapja e dosjeve, lajm i mirë, por të mos përdoren politikisht

Socialistët dhe demokratët i bashkuan votat mbrëmjen e së enjtes duke miratuar ndryshimet në ligjin për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Me 94 vota, deputetët i hapën rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Shtresa e të përndjekurve politik e ka mirëpritur këtë vendim, ndonëse e quan të vonuar.

Kryetari i shoqatës mbarëkombëtare të të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu uron që ajo t’i shërbejë interesit publik dhe jo forcave politike për të vijuar gjuetinë mes tyre.

Zenel Drangu: “Uroj dhe shpresoj që kjo mos të jetë hakmarrje ndaj padive të ndryshme nga njëra palë ndaj palës tjetër, por uroj të zbatohet e barabartë për të gjithë njerëzit. Unë kam qenë skeptik tek pjesa që përfaqësoj për arsye se kam menduar se ka njëanshmëri. U bënë 32 vite që është dashur të bëhet me kohë e vakt, por prap, vonë nuk është kurrë.”

Një gjë sipas të përndjekurve politik është fakt, që shumë dosjeve ju janë asgjesuar informacionet në këto 3 dekada. Drangu për këtë jep edhe shëmbuj konkret.

Zenel Drangu: “Dosja kishte vetëm kapakun, personi në fjalë ishte pjesëtar i Sigurimit të Shtetit, por brenda dosjes, fletët ishin të hequra.

Komisionet “Bezhani dhe Mezini” kanë qënë politik sipas Drangut prandaj rezultatet e tyre lënë për të dëshiruar. 
Ai ka edhe një kërkesë për Autoritetin e Dosjeve, që të veprojë përballë individëve që i kanë shërbyer sistemit dhe sot duan të katapultohen sërish në poste drejtuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks