“Vjeshta në Shkodër” këtë herë erdhi ndryshe.
Panairi i madh i njësive administrative të Bashkisë Shkodër sivjet pati mysafirë të veçantë edhe trojet shqipfolëse të Gjakovës, Tetotës dhe Ulqinit, si dhe qytetet kryesore të Shqipërisë nga veriu në jug.
Të gjithë prezantuan produktet e tyre dhe elementet karakteristik që i dallon zonat nga njëra-tjetra, duke synuar promovimin në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Vaj ulliri, raki, komposto, bimë mjekësore dhe bajame. Ku ka më mirë se gjërat bio. Tregu shumë i vështirë se është krizë, nuk kanë njerëzit me hangër bukë. Rakia është gjë qejfi”.
“Jam një poçar, i bëj vetë këto punime dhe kam ardhur ti prezantoj. Unë jam gjenerata e katërt në familje që e trashëgoj.”
Për fermerët e malësive të mbiShkodrës sfida më e madhe që po përballen përveç infrastrukturës rrugore është mungesa e fuqisë punëtore.
“Me lëvizjen e popullsisë ka mungesë të fuqisë punëtore të jashtëzakonshme. Shkojnë me dhjetëra ton bimë të ndryshme.”
Kjo traditë e bukur që prej vitesh organizohet në Shkodër, po merr vit pas viti dimensionet e një feste mbarëkombëtare.









