Ballina Aktualitet Ambasadorja Kim takon gjyqtarët e GJKKO: Shqipëria po ecën përpara, bëni punën...

Ambasadorja Kim takon gjyqtarët e GJKKO: Shqipëria po ecën përpara, bëni punën me ndershmëri 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me  gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi.

Ambasadorja pasi i ka falënderuar gjyqtarët për punën e tyre, i ka kërkuar që të punojnë me ndershmëri.

Sipas saj Shqipëria është duke ecur përpara, edhe pse me vështirësi.

 “Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks