Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, deklaroi nga Shkodra se Shqipëria pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian duhet që të përmbushë të gjitha reformat në 35 kapitujt si e vetmja rrugë për antarësimin në BE.
“Janë shumë të rëndësishme reformat në fusha të ndryshme, në 35 kapitujt e negociatave.”
Ambasadori Steiner këtë deklaratë e bëri gjatë aktiviteteve në Shkodër në kuadër të javës kulturore të Austrisë në një takim me të rinjtë e mbështetur në hapjen e bizneseve të reja nga ana e tyre.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili mirëpriti ambasadorin e Austrisë, deklaroi se këto projekte si “Your Job” që Austria mbështet janë një nxitje për të ndikuar sado pak në minimizimin e emigracionit të të rinjve.
Pas takimit me kryebashkiakun Spahia dhe të rinjtë e mbështetur përmes programit “Your Job”, ambasadori i Austrisë zhvilloi edhe një takim me studentë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.






