Opozita ne Lezhe eshte gati per beteja. Jozefina Topalli ne rolin e drejtueses politike vijon takimet me kryesine dhe drejtuesit e grupseksioneve, ndersa e quan thelbesore perballjen me qeverine, ne nje kohe kur vendi ndodhet ne krize.
Topalli ne rrjetin social shkruan:
Mbreme ne mbledhje me kryesine dhe kryetaret e grupseksioneve ne Lezhe.
Ne nje vend ku police dhe trupa komando merren me trafiqe dhe krim; ne nje vend ku police godasin per vdekje djem te ri; nje vend ku asnje nuk gjen mundesi me ndertu jeten; ne nje vend ku dija urrehet dhe bandidet nderohen … opozita ka nje rol kritik. Misioni i opozites kerkon njerez qe e duan kete vend; qe kane kurajo me thane te vertetat e tyre, qe kane idealin para karriges se tyre; qe kane deshmuar se sakrifikojne . Opozita me e mire jane njerezit e thjeshte, te ndershem e te ditur. Mbreme ishte nje mbledhje shume e mire .









