Ballina Aktualitet Një “udhëtim shprese” dhe një lutje për Klevisin! Të gjithë shpresojnë tek...

Një “udhëtim shprese” dhe një lutje për Klevisin! Të gjithë shpresojnë tek mrekullia …

Një “udhëtim shprese” dhe një lutje për Klevisin!

Shqiptarët u bënë bashkë dhe në gjithë këto ditë treguan solidaritet për të riun shkodran Klevis Gjeluci, djaloshin 20 vjeçar i cili prej javësh po lufton për jetën, pasi një aksident rrugor e kaloi në gjendje kome, është nisur drejt Italisë. Një “udhëtim shprese” drejt spitalit të Romës, atje ku mjekët shpresohet të bëjnë mrekullinë, për ta rikthyer në gjirin e familjes Klevisin, duke i rikuperuar pasojat e aksidentit të rëndë. Nga Tirana ai ka udhëtuar drejt Italisë me një autoambulancë për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa në Romë e presin prindërit. Spitali “Gemelli” i Romës ndër më të njohurit në botë shpresohet të jetë stacioni i shpresës dhe mrekullisë për Klevisin, që ait ë rikthehet shëndosh e mirë mes familjes dhe shoqërisë.

Të gjithë e kanë sot një lutje dhe një dëshirë, që ai të rikthehet në SHkodrën e tij më këmbët e veta dhe i buzëqeshur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks