Pedagogët po protestojnë sot në një protestë kombëtare, në ditën e 4 të bojkotit të tyre.
Ata i kanë bërë thirrje qeevrisë që të marri në konsideratë peticionin e tyre pasi ata duan të rikthen në auditore. Një prej tyre madje thotë se më shumë se gjysma e rrogës shkon për literaturë.
“I bëjmë thirrje qeverisë të marrë në konsideratë peticionin, duam të kthehemi në auditore. Të plotësohen kërkesat tona, janë minimale dhe jetike dhe të vonuara. Sistemi lëngon dhe financimet për arsimin janë shkurtuar.
Më shumë se gjysmën e rrogës e shpenzojmë për literaturë, kryeministri thotë se ne nuk meritojmë rritje page,” tha Harri Aleksi, pedagog i arteve.
Ndërsa Kreu i Sindiaktës së Punonjësve të Arsimit të lartë është shprehur se ky është shansi i fundit për të ndryshuar gjendjene universiteteve duke i bërë thirrje dhe prektorëve të mbajnë një qëndrim.
“Nëse nuk reagoni do të thotë që doni ta mbani universitetin në gjendje kënete.
Thirrje rektorëve të universiteteve publike, mbani qëndrim në lidhje me protestën. Shansi i fundit për të ndryshuar gjenden në universiteteve,” tha ai.






