Ballina Kronike Shkodër, Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari që tentoi të largohej me automjetin e...

Shkodër, Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari që tentoi të largohej me automjetin e vjedhur

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me një automjet të vjedhur.

Shtetasi Aleksander Dardha, banues në Shkodër dhe i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua nga forcat e rendit në lagjen “Skënderbeg”, pas një denoncimi të bërë nga shtetasi M. Zh., pronari i automjetit të vjedhur.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, autori u arrestua në momentin që po përpiqej të largohej me makinën. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ai është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks