Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.