Ballina Aktualitet Deputetja Bardeli: Edi Rama, universitetet  publike nuk janë prona jote!!

Deputetja Bardeli: Edi Rama, universitetet  publike nuk janë prona jote!!

Deputetja e qarkut Shkoder Greta Bardeli ka reaguar permes nje statusi ne rrjetet sociale duke denuar sjelljen e kryeministrit Rama ndaj pedagogeve. Ajo mbeshtet kauzen e pedagogeve ndersa akuzon qeverine dhe kryeministrin per sjellje arrogante dhe kercenuese. 

Edi Rama, universitetet  publike nuk janë prona jote!!

Si çdo fushatë e nisur përherë dhe qarkulluar nga makina propagandistike e tipit sorosian të mashtrimit publik nga Edi Rama që nuk lë rast pa u shfaqur me një gjuhë të ashpër, të rreptë, cinike ,arrogante dhe kërcënues ndaj kujdo që prish qetësinë dhe bezdis oborrin e regjimit!

  I drejtohet dhe kërcenon me vetting  pedagogët, sikur të ishte pronari i tyre dhe me një sjellje prej një stereotipi të gangsterit tipik ballkanik që i mungon vetëm patllakja në brez, flet si në një skenë teatri me një performancë dramatike për t’u patur zili nga vet aktorët ,me të atillë të vetëndjerë a thua se ky është shpëtimtari dhe veç fal tij ky vend jeton !!!!

  Si baba i kombit i drejton gishtin kujdo që ka mendim ndryshe nga ai dhe që kërkon veç të drejtat e tij fondamentale për ti dhënë dinjitet jetës përmes punës së ndershme! 

  Greva e elitës së kombit është e drejtë ,dinjitoze dhe e ligjshme.Kjo elitë për 9 vite është trajtuar në mënyrën më të keqe nga kjo Qeveri duke mos i dhënë mundësinë për kërkim shkencor,vlerësim të rritjes së pagës, por edhe rritjes së saj sipas titujve shkencorë dhe e orëve suplementare.

  Edi Rama një mashtrues skematik i programuar në fakt i dëshmon shqiptarëve se është një burracak e frikacak në panik!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks