Një polic në burgun e Fushë – Krujës dyshohet se ka tentuar të fusë brenda institucionit të heqjes së lirisë celularë dhe kokainë.

Punonjësi i rolit bazë, shtetasi Hider Çali njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjatë ndërrimit të shërbimeve, ka hedhur një qese të zezë rreth 6 kg në një nga tarraca, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

Por, polici është evidentuar nga kolegët, të cilët pasi kanë hapur qesen, kanë gjetur 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje) dhe 3 doza kokainë.

Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu