Ballina Aktualitet Bardh Spahia me banorët e Dajçit: Dëmshpërblim për dëmet e përmbytjeve dhe...

Bardh Spahia me banorët e Dajçit: Dëmshpërblim për dëmet e përmbytjeve dhe zgjidhje problemit të energjisë!

Në takimin me banorë të Dajçit, një nga zonat me emigracionin më të madh në bashkinë Shkodër.

Diskutuam për problematikat me të cilat përballen prej vitesh.
– Mashtrimin dhe harresën e plotë të qeverisë për çështje të një rëndësie madhore për ta siç është mos dhënia e dëmshpërblimeve për dëmtimet nga përmbytjet të bizneseve/banesave dhe bimëve dekorative nga e cila preken rreth 15.300 banesa në qytet në Bahçallek dhe në krejt Nënshkodrën.

Gjatë bashkëbisedimit i sigurova banorët e kësaj zone se qeveria e Partisë Demokratike do të realizojë dëmshpërblimin e tyre ashtu siç bëri në rastin e përmbytjes së parë.
– Një tjetër shqetësim i madh për këta banorë, të cilin i premtova që do e zgjidhë qeveria e PD-së, është edhe mungesa e energjisë elektrike dhe shkëputja e saj sa herë fryn një fllad i lehtë.
Mungesa e subvencionimeve në bujqësi etj. ishin tema diskutimi gjithashtu.

– Folëm për regjistrimin dhe votën e familjarëve dhe banorëve të shumtë të kësaj zone në emigracion, sii dhe për protestën madhështore të datës 8 Shkurt në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks