Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimi, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe deputeten Edona Bilali, zhvilluan një takim me bizneset në Shkodër. Gjatë këtij takimi, Ministrja Ibrahimi informoi bizneset për lehtësitë që qeveria shqiptare po ofron në fushën e kreditimit, veçanërisht përmes mundësive të Bankës së Shqipërisë. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e ligjit për inspektoriatet, i cili ka fokus rekomandimin dhe jo gjobitjen e bizneseve.

Nga ana e tij, Kryebashkiaku Benet Beci foli për lehtësitë dhe mbështetje që Bashkia Shkodër do të ofrojë për bizneset, kryesisht në fushën e infrastrukturës, duke u paraqitur gjithashtu si një partner i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit. Për deputeten Edona Bilali, Shkodra ka një specifikë të veçantë në bizneset fason dhe tekstile, ku të gjithë përballen me të njëjtat sfida.

Bizneset fason luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e rajonit të Shkodrës dhe kontribuojnë në punësimin e familjeve shkodrane. Gjatë takimit, u diskutuan shumë çështje dhe problematika të përbashkëta, për të cilat janë parashikuar zgjidhje në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu