Ballina Kronike Arratiset i burgosuri gjatë natës nga burgu i Shënkollit, policia nis kërkimet

Arratiset i burgosuri gjatë natës nga burgu i Shënkollit, policia nis kërkimet

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i burgosuri identifikuar si Daut Laze ka arritur që të “thyejë” sigurimin dhe të arratiset gjatë natës.  Ky shtetas rezulton të ishte i dënuar për dhunë në familje.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia është “ngritur në këmbë” dhe po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks